FAQs

Pyetjet më të shpeshta
Në nenin 71/a, pika 1, shkronja b të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (Ligji nr. 8577/2000) parashikohet se:
Afati për paraqitjen e ankimit kushtetues individual është 4 muaj nga konstatimi i cenimit.
Kërkesa paraqitet në formë të shkruar në gjuhën shqipe (dorazi ose me postë), në aq kopje sa janë pjesëmarrësit në gjykim dhe duhet të përmbajë:
- a) emrin dhe adresën e Gjykatës Kushtetuese;
- b) emrin, mbiemrin ose emërtimin, vend-banimin ose vendqëndrimin e kërkuesit dhe/ose të përfaqësuesit;
- c) emrin, mbiemrin ose emërtimin, vend-banimin ose vendqëndrimin e subjekteve të interesuara dhe/ose të përfaqësuesve;
ç) objektin e kërkesës dhe bazën ligjore;
- d) parashtrimin e shkaqeve dhe shkeljet e natyrës kushtetuese të pretenduara;
- dh) dokumentet, provat, apo materiale të tjera që shoqërojnë kërkesën;
- e) kopje të noterizuara të të gjitha vendimeve objekt kërkese, si dhe të ankimeve dhe rekurseve të paraqitura në instancat e tjera gjyqësore;
ë) nënshkrimin e kërkuesit ose të përfaqësuesit të tij, si dhe aktin e përfaqësimit të këtij të fundit.
Shqyrtimi i çështjeve nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës, me përjashtim të rasteve kur ky ligj përcakton afate të tjera.
Përgjegjësia kryesore e Gjykatës është të siguroj funksionalitetin e institucioneve të vendit në pajtim me Kushtetutën dhe mbrojtja e të drejtave dhe e lirive individuale të garantuara me Kushtetutë. Roli dhe përgjegjësitë e Gjykatës Kushtetuese janë të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërise dhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
Jo. Gjykata nuk mund t’ju ndihmojë në plotësimin e formularit të kërkesës. Gjykata duhet të mbetet neutrale në të gjitha kërkesat e parashtruara nga palët tjera. Për këtë duhet të lexoni “Udhëzuesin” e publikuar në ueb-faqen e Gjykatës.
Kërkesa e regjistruar në Regjistrin Themeltar të Kërkesave i dorëzohet Kryetarit të Gjykatës, i cili, si rregull, brenda 10 ditëve nga regjistrimi i çështjes cakton me short gjyqtarin relator. Pas caktimit të relatorit Kryetari cakton dhe këshilltarin ligjor.
Gjyqtari relator së bashku me këshilltarin ligjor të caktuar për çështjen, marrin masat për përgatitjen e saj për shqyrtimin paraprak. Kërkesa shqyrtohet nga Kolegji i përbërë prej 3 gjyqtarësh mbi bazën e akteve të çështjes. Ndarja e gjyqtarëve në kolegje bëhet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve, brenda datës 15 janar të çdo viti kalendarik.
Në këtë fazë të shqyrtimit, Kolegji vendos: kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare; moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare; kalimin e kërkesës për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve; kthimin e kërkesës për plotësim.
Kolegji në këtë fazë nuk shqyrton themelin e çështjes.
Shqyrtimi i çështjeve nga Gjykata Kushtetuese bëhet kolegjialisht. Vendimet nga kolegjet e Gjykatës Kushtetuese për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ose kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare merren njëzëri.
Vendimet nga Gjykata Kushtetuese ose Mbledhja e Gjyqtarëve merren me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të saj. Abstenimi nuk lejohet.
Gjykata Kushtetuese ose Mbledhja e Gjyqtarëve shqyrton çështjet me pjesëmarrjen e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por në asnjë rast të jo më pak se të dy të tretave të tyre