Seminare dhe veprimtari të tjera

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

 
 
09.07.2020
Në përmbushje të detyrimit ligjor për hartimin e Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe duke respektuar rregullat për kufizimin dhe distancimin fizik si pasojë e gjendjes së krijuar nga Covid -19, në datat 8-9 korrik 2020, në qytetin e Durrësit, u zhvillua aktiviteti i radhës për këtë qëllim me temë: “Tryeza e parë e punës për hartimin e strategjisë dhe planit të saj të veprimit”.
 
 
24.02.2020
Në kuadër të hartimit të Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe në vijimësi të disa takimeve dhe tryezave të përbashkëta të organizuara më parë për këtë qëllim me përfaqësues të Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në datën 20 shkurt 2020, u zhvillua në qytetin e Korçës aktiviteti ndërkombëtar me temë "Hapat konkretë për hartimin e Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese për periudhën 2020-2023".
12.12.2018
Në përputhje me synimet e Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar mes Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe në vijim të takimeve dhe tryezave të përbashkëta të organizuara që kanë si qëllim rritjen e mëtejshme të kapaciteteve profesionale të stafit administrativ dhe shkëmbimin e përvojave për tejkalimin e sfidave të përbashkëta të hasura gjatë veprimtarisë së përditshme në punë, në datat 05 – 06 dhjetor 2018, u zhvillua një veprimtari e përbashkët studimore me temë: “Shkëmbimi i përvojave dhe ideve për tejkalimin e sfidave të hartimit të Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese për periudhën 2019 - 2021.”
 
19.03.2018
Në kuadër të marrëveshjes me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për bashkëpunim, në datat 15 dhe 16 mars 2016, me mbështetjen e fondacionit “Hanns- Seidel”, u zhvillua në qytetin e Korçës një tryezë e përbashkët ndërmjet stafeve administrative të këtyre gjykatave me temë “Efektet e reformës dhe zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.
21.11.2017
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e fondacionit gjerman “Për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar, IRZ”, në vijim të bashkëpunimeve të shumta organizoi seminarin me temë “Ankimi kushtetues në teori dhe praktikë”, i cili u zhvillua në Tiranë në datat 16-17 nëntor 2017.
 
24.05.2017
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar, IRZ”, organizoi seminarin me temë “Ankimi kushtetues në teori dhe praktikë” në datat 27-28 prill 2017.
 
20.04.2017
Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe në vazhdën e një sërë aktivitesh të përbashkëta të zhvilluara mes Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në datat 5 dhe 6 prill 2017 u zhvillua në Kosovë një tryezë e përbashkët me temë “Reformat dhe zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”. Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj gjykate, zoti Kujtim Osmani, përbëhej nga Drejtori i Kabinetit, Zoti Aleksandër Toma, këshilltarë ligjorë, drejtorë të drejtorive, shefa sektori dhe disa prej specialistëve të kësaj gjykate.
09.12.2016
Në kuadër të marrëveshjes me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për bashkëpunim, në datat 5 dhe 6 dhjetor 2016 u zhvillua në qytetin e Durrësit një tryezë e përbashkët me stafin administrativ me temë “Zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”.
 
09.06.2016
Në datat 1-4 maj 2016, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës zhvilloi një tryezë të përbashkët në qytetin e Sarandës, me mbështetjen e fondacionit “Hans Seidel”, me temë “Risitë e projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” në kuadër të reformës në drejtësi”.
 
26.04.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar, IRZ”, organizoi seminarin me temë “Sistemi i përbashkët europian i azilit (GEAS)”.
05.01.2016
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me fondacionin “Hanns Seidel”, në datën 22.12.2015 organizoi promovimin e botimit të vendimeve të saj me objekt garantimin e së drejtës së pronës 1993-2015.
 
15.10.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar IRZ”, organizoi seminarin me temë “Marrëdhëniet me median, e Drejta Procedurale Kushtetuese dhe mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Evropë,” me pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese.
 
05.06.2015
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Hans Seidel, në datën 1 qershor 2015 zhvilloi një tryezë të përbashkët me Gjykatën e Lartë me temë “Veçoritë e juridiksionit administrativ dhe kushtetues”.
 
11.05.2015
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin “Hans Seidel” zhvilloi një tryezë të përbashkët me stafin administrativ (Sekretarë të Përgjithshëm, drejtorë, këshilltarë ligjorë dhe specialistë) të Gjykatave Kushtetuese të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës me temë: “Veçoritë e procesit vendimmarrës para Gjykatës Kushtetuese”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Resort “Rafaelo” në Shëngjin, Lezhë, nga data 6 deri në 8 Maj 2015.
24.11.2014
Në datat 19 - 21 nëntor 2014, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës zhvilloi një aktivitet të përbashkët në qytetin e Pogradecit.
 
27.10.2014
Në datat 23 – 24 tetor 2014, u zhvillua seminari me temë "Mbrojtja e të Drejtave Themelore nga Gjykatat Administrative dhe Gjykatat Kushtetuese duke marrë parasysh "Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore", në kuadër të rritjes profesionale dhe kualifikimit të stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese.
11.10.2013
Në vazhdim të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), në datat 9-11 tetor 2013, u organizua seminari i përbashkët me temë “Mbi zhvillimin e jurisprudencës kushtetuese të GJFK Gjermane, të GJEDNJ/GJED, mbi parimin e proporcionalitetit”.
 
15.05.2013
Në kuadrin e “Javës së Drejtësisë”, të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë organizoi në datën 9 maj një sërë aktivitetesh.
 
15.04.2013
Në bashkëpunim me EURALIUS-in, misionin e asistencës evropiane për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri, në datat 11-12 prill 2013 u zhvillua seminari me temë “Efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese spanjolle”
 
27.03.2013
Në vijim të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), në datat 19-21 mars 2013 u organizua një seminar i përbashkët me temë mbi të drejtën administrative, me lektor Prof. Dr.Jan Bergmann, gjyqtar kryesues në Gjykatën Administrative të Shtutgartit, dhe me pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ të gjykatës
14.12.2012
Në bashkëpunim me EURALIUS-in, misionin e asistencës evropiane për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri, në datat 13-14 dhjetor 2012 u zhvillua seminari me temë “ Pranimi i kërkesave individuale nga Gjykata Kushtetuese - Eksperienca spanjolle”, me lektorin e Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, Dr.Juan Carlos Cabanas. Ky seminar u organizua në vazhdim të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Spanjës, që është konkretizuar edhe me vizitën studimore të një delegacioni të Gjykatës në Spanjë, në muajin shkurt. Seminari kishte si pjesëmarrës këshilltarët si dhe stafin administrativ të Gjykatës Kushtetuese
 
16.11.2012
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), organizuan në datat 14-16 nëntor 2012 një seminar të përbashkët me temë “Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Evropë”, me pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ të gjykatës. Lektor i seminarit ishte Prof. Dr.Jan Bergmann, Gjyqtar Kryesues në Gjykatën Administrative të Shtutgartit, Gjermani.
 
08.06.2012
Me rastin e 20 vjetorit të krijimit të saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë organizoi Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Ndarja dhe balancimi i pushteteve – roli i kontrollit kushtetues,” e cila mblodhi së bashku të ftuar të shquar dhe delegacione nga gjykatat kushtetuese të disa vendeve të Evropës dhe Afrikës.
05.12.2012
Në datën 5 dhjetor 2011, në ambjentet e Gjykatës Kushtetuese u organizua seminari me temë: “Administrimi i drejtë i proçesit gjyqësor.
 
16.11.2011
Në datat 15-16 nëntor 2011, në ambjentet e Hotel “Tirana”, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), organizuan një seminar të përbashkët me temë: “Vështrim mbi të Drejtën e Bashkimit Evropian”
30.04.2010
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë dhe Fondacioni gjerman Konrad Adenauer organizuan sot tryezën e rrumbullakët me temë “Pavarësia e Gjykatave Kushtetuese”
22.12.2008
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, me mbështetjen e Fondacionit gjerman Hanns Seidel, organizuan një seminar të përbashkët me temë "Kontrolli kushtetues i ankimeve individuale sipas nenit 131 germa "f" të Kushtetutës"
 
27.06.2008
Komisioni i Venecias, ka organizuar në datat 26-27 qershor 2008 takimin e nëpunësve ndërlidhës të gjykatave kushtetuese evropiane e më gjerë...
 
28.03.2008
Me datë 28.03.2008, Gjykata Kushtetuese, me mbështetjen e Fondacionit gjerman Hanns Zajdel, organizuan një seminar shkëmbimi mendimesh me temë "Mbi gjykimet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese".

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Scroll to Top