MBI GJYKATËN KUSHTETUESE

ORGANIZIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese drejtohet nga Kryetari dhe, në mungesë, nga gjyqtari më i vjetër. Ajo funksionon përmes Kolegjeve, Mbledhjes së Gjyqtarëve dhe seancave plenare. Si anëtare e organizmave ndërkombëtarë si Konferenca e Gjykatave Kushtetuese Europiane dhe Komisioni i Venecias, Gjykata bashkëpunon për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

TË NJIHEMI ME GJYKATËN KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese interpreton Kushtetutën dhe zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese, duke mbrojtur të drejtat themelore. E krijuar në 1992, ajo përbëhet nga 9 gjyqtarë me mandate 9-vjeçare, të emëruar nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Kompetencat e saj përfshijnë shqyrtimin e ligjeve, mosmarrëveshjet mes pushteteve dhe ankesat për cenimin e të drejtave kushtetuese.

SI T'I DREJTOHEMI GJYKATËS KUSHTETUESE

FORMULAR TIP

Ky është një formular tip për hartimin e kërkesës për ankimin kushtetues individual drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Formulari përmban seksione të strukturuara për të dhënë informacionin e nevojshëm dhe shërben si udhëzues për të plotësuar një kërkesë në përputhje me standardet ligjore.

KËSHILLA PRAKTIKE

Ky dokument përmban këshilla praktike për plotësimin dhe paraqitjen e kërkesave drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu synon të ndihmojë individët të përgatisin kërkesa në mënyrë të rregullt dhe ligjore, duke shmangur problemet teknike apo procedurale.

AKSESI NË GJYKATË

Klikoni këtu për të marrë një informacion të zgjeruar për çdo pyetje qe mund të keni përsa i përket aksesit në Gjykatën Kushtetuese, si përshembull ku të aplikoni, afatet kohore, kriteret që duhet të plotësojë kërkesa juaj, mjetet e aksesit të individit dhe shumë informacione të mëtejshme.

Scroll to Top