Vendime te muajit Dhjetor 2024

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT DHJETOR 2024

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Nr.KËRKUES NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR OBJEKTIDATA E VENDIMMARRJES DISPOZITIVI
1.Jamarbër MallteziNr. 4 (J) 2024 Regjistri Themeltar, datë 04.07.2024Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 dhe vendimit nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vendimit nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.05 Dhjetor, 2024Rrëzimin e kërkesës.
2.1.Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 2. Organizata “Shqipëria Bëhet” 3. Partia Nisma Thurje. 4. Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Partia “Lëvizja Demokratike për Ndryshim”, Partia “KombëtareNr. 18 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 30.08.2024Shfuqizimi i neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe 3, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të neneve 67 dhe 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenet 5 dhe 9 të ligjit nr. 81/2024. Interpretimi përfundimtar i nenit 64 të Kushtetutës ose shfuqizimi i tij24 Dhjetor, 20241. Rrëzimin e kërkesës.
3.Pëllumb GjokaNr. 12 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 07.05.2024Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-2238(364), datë 22.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj kërkuesit. Shfuqizimin e germave "a" dhe "b" të pikës "1" dhe pikës “4” të nenit 6 të ligjit nr.95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe pikën “2” të nenit 42, të këtij ligji, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm.30 Dhjetor, 20241.Rrëzimin e kërkesës.
Scroll to Top