Vendime te muajit Shtator 2024
NJOFTIME MBI VENDIMET E KOLEGJEVE/MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE “PËR KALIMET E ÇËSHTJEVE NË SEANCË PLENARE”
GJATË MUAJIT SHTATOR 2024
Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | VENDIMMARRJA |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | Nr. 12 (S) 2024 të Regjistrit Themeltar. | Sali Berisha | 1.Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 2.Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar | “ Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.”. | 17.09.2024 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
2 | Nr. 4 (J) 2024 të Regjistrit Themeltar. | Jamarbër Malltezi | 1.Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar | “ Shfuqizimi i vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë” | 17.09.2024 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh |
3 | Nr. 12 (D) 2024 Regjistri Themeltar. | Dashmira Zaro | 1. Arben Çabej 2. Bashkia Gjirokastër 3. Shoqëria “A.L.Asfalt” sh.p.k. 4. Shoqëria “Eral Construction Company” sh.p.k. 5. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 6. Këshilli i Ministrave 7. Ministria e Financave 8. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit 9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës 10. Mjaftoni Çabej 11. Elisabeta Çabej 12. Anila Çabej 13. Altin Çabej 14. Alfred Lilaj 15. Hyrije Lilaj 16. Natasha Shkurti (Lilaj) 17. Shefiko Çabej 18. Luljana Çabej 19. Esmeralda Çabej 20. Junik Çabej 21. Eduard Çabej 22. Rozeta Çabej 23. Ilir Iliadhi 24. Mirela Iliadhi 25. Hatem Çabej 26. Nebije Çabej 27. Lorenc Çabej 28. Doriana Çabej 29. Sanie Ciko 30. Vasil Ndino 31. Valentina Lilaj 32. Avokatura e Shtetit | “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 00-2024-2666, datë 16.02.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të çështjes. Urdhërimin e Gjykatës Administrative të Apelit për gjykimin brenda 3 muajve të çështjes me nr. 31154-02296-86-2023.”. | 26.09.2024 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
4 | Nr.18 (P) 2024 Regjistri Themeltar | Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar | Kuvendi i Shqipërisë | Shfuqizimi i nenit 67 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr.81/2024, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e zbatimit të germës “a” dhe “b” të pikës 1 dhe fjalisë së fundit të pikës 2 të nenit 67 të ligjit numër 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr. 81/2024 | 30.09.2024 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike |